MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI AMBASADOREN E KROACISË NË KOSOVË

7 Shkurt, 2019

07 Shkurt 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanovic, me të cilën bisedoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e arsimit.

Ministri Bytyqi, me këtë rast e ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e Kroacisë për bashkëpunim.

Ministri Bytyqi, po ashtu, theksoi nevojën e hartimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, por edhe shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit përmes Erasmus +.

Ambasadorja Kapitanovic e falënderoi ministrin Bytyqi për angazhimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe tha se ky bashkëpunim është në interes të dy vendeve, ku më së shumti përfiton rinia.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.