MASHT

Ministri Bytyqi merr dy vendime për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore

3 Maj, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë sot dy vendime që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Vendimi i parë është vendimi për lirimin nga pagesa për nxënësit që hyjnë në Provimin Shtetëror të Maturës dhe vendimi i dytë që nxënësve që i nënshtrohen Testit të Maturës Shetërore t’u ndalohen telefonat mobil në qendrat e testimit, si dhe kopjimi gjatë mbajtjes së Provimit.

Këto vendime, Ministri i ka marrë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Shetëror të Maturës, i cili unanimisht ia ka rekomanduar këto vendime ministrit Bytyqi  në mbledhjen e mbajtur sot. 

Me këto vendime, nxënësve që u gjendet telefonat mobil në qendër të testimit, ose zihen duke kopjuar, do të përjashtohen nga testi për atë afat të testimit. 

Last modified: 23 Gusht, 2022

Comments are closed.