MASHT

Ministri Buja priti përfaqësuesit e GIZ- Organizatë Gjermane për Bashkëpunim

23 Mars, 2011

GIZ – është Organizatë Gjermane për Bashkëpunim , mbështetëse e shumë projekteve arsimore, me theks të veçantë Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Ramë Buja , priti z Dr. Michael Nebelung ,drejtor regjional i GIZ-ës dhe Christoph Heil, udhëheqës i ekipit Mbështetja e Qendra të Kompetencës në kuadër të reformimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë.

Ministri Buja ka pranuar urimet për detyrën e re njëherësh i njoftoi mysafirët me zhvillimet aktuale dhe synimet që ka MASHT në të ardhmen. Ai me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-ës duke e cilësuar këtë organizatë njërën nga mbështetëset kryesore të projekteve në arsimin dhe aftësimin profesional . “Ne edhe në të ardhmen do të angazhohem që të avancojmë bashkëpunimin tonë dhe se në këtë kontekst MASHT , mbetet e hapur për të gjitha çështjet më interes gjithnjë në funksion të rritjes së cilësisë në arsim” theksoi ministri Buja .

Ndërsa z. Nebelung , u shpreh se ndjehet i kënaqur me gatishmërinë e ministrit Buja dhe të stafit të ri udhëheqës në MASHT që të vazhdojnë me implementimin projekteve të nisura por edhe të fillojnë me të rejat. “Ne do të ndihmojmë ende për aq sa kemi mundësi dhe gjithnjë aty ku është nevoja. Tani e kemi me te lehtë për shkak te krijimit te mundësive objektive nga ana e MASH, ku janë prezent ekspertë dhe bashkëpunëtorë profesional te GIZ-as. Ai përkujtoi se GIZ- a, përveç arsimit dhe aftësimit profesional në nivelin e mesëm , në të ardhmen do të fokusohet edhe në arsimin fillor.

https://www.facebook.com/v2.3/plugins/share_button.php?app_id=915013281873559&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Dfd079d98b0760e%26domain%3Dmashtarkiva.rks-gov.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fmashtarkiva.rks-gov.net%252Ff20a1d78bd83c6%26relation%3Dparent.parent&container_width=85&href=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-buja-priti-perfaqesuesit-e-giz-organizate-gjermane-per-bashkepunim&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey

https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.9d00f3a022654eb8edfbc3190e981f9d.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-buja-priti-perfaqesuesit-e-giz-organizate-gjermane-per-bashkepunim&size=m&text=Ministri%20Buja%20priti%20p%C3%ABrfaq%C3%ABsuesit%20e%20GIZ-%20Organizat%C3%AB%20Gjermane%20p%C3%ABr%20Bashk%C3%ABpunim&time=1661518934261&type=share&url=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-buja-priti-perfaqesuesit-e-giz-organizate-gjermane-per-bashkepunim

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.