MASHT

Ministri Buja priti Ambasadoren e Turqisë në Kosovë znj. Songul Ozal.

23 Mars, 2011

Kosova dhe Turqija do të thellojnë bashkëpunimin reciprok në fushën e arsimit

Ministri Buja dhe Ambasadorja e Turqisë ne Kosovë znj, Songul Ozal biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy shteteve në fushën e arsimit.
Gatë takimit të sotëm u bisedua edhe për mundësitë e konkretizimit te ndihmave të Qeverisë Turke për zhvillimin e arsimit në Kosovë si dhe për mundësitë e integrimit sa më të madh të pjesëtarëve të komunitetit turk në sferën e arsimit në Kosovë .Temë bisede ishte edhe çështja e , themelimit te një universiteti nga ana e Turqisë ne Kosovë , universitet ky i cili pritet të jetë ndër më të mirët në rajon.

Ministri Buja ka falënderuar Ambasadoren Ozal për mbështetjen e ofruar nga an e Qeverisë së Turqisë për arsimin në Kosovë , ndërkaq Ambasadorja Ozal u shpreh se ky bashkëpunim i mirë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy popujve , në të ardhmen do të thellohen edhe më shumë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.