MASHT

Ministri Buja përuroi objektin e UPz-së

3 Tetor, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z. Ramë Buja me bashkëpunëtorë me rastin e përurimit të objektit të Universitetit të Prizrenit, të pranishmëve u ka thënë se, është privilegj dhe nder që në këtë ditë të shënuar të jetë në mesin e drejtuesve dhe studentëve të këtij universiteti, i cili është universitet i shpresës, besimit dhe sukseseve.

Ministri Buja, ka uruar rektorin e ri të UPz-së, Mazllum Baraliu, me dëshirën që të ketë shëndet të mirë, kurajo dhe suksese gjatë mandatit të tij në krye të këtij universiteti, ndërkaq, u zotua se puna në këtë institucion të dijes do të bëhet me përgjegjësinë më të lartë morale dhe politike.

Duke shprehur bindjen e tij se, UPz do të arrij të jetë në garë me universitet tjera publike në Kosovë dhe rajon, ministri i Arsimit tha se krahasuar me vendet e rajonit nuk jemi keq, por synimi ynë është që të mos mbetemi këtu gjersa fizikisht jemi në Evropë. “Synimet i kemi që të jemi në Evropë me të tëra dhe mënyra më e mirë për të qene në Evroipë është dija”, është shprehur ministri i Arsimit, Ramë Buja.

Të pranishmit në Universitetin e Prizrenit i ka përshëndetur edhe zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzi. Ndërkaq, rektori i ri i UPZ-së, Mazllum Baraliu studentëve u ka
sugjeruar që tu qasen maksimalisht studimeve, që të kërkojnë cilësi nga ligjërauesit dhe të shfaqin gatishmëri për të bashkëpunuar me stafin drejtues, në mënyrë që përfundimi i vitit akademik të përfundojë i suksesshëm.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.