MASHT

Ministri Buja ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare mbi rolin e provave në arsimin profesional dhe trajtimin e politikave dhe strategjive, të mbajtur në Torino

13 Maj, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të politikave të nivelit të lartë mbi rolin e provave në arsimin profesional dhe trajtimin e politikave dhe strategjive, konferencë kjo e cila është mbajtur në Torino të Italisë nga data 9 deri më 11 maj.

Në këtë konferencë, të organizuar nga Fondacioni Evropian për Trajnime (ETF) kanë marrë pjesë ministrat në detyrë të arsimit profesional dhe formave të trajnimit ETF të vendeve partnere, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe institucioneve tjera kryesore evropiane dhe ndërkombëtare, mbajtës të aksioneve të nivelit të lartë, partnerë shoqërorë dhe ekspertë të përfshirë në formulimin e VET politikave (politikat e arsimit dhe aftësimit profesional), në vendet partnere ETF.

Disa nga objektivat e konferencës kanë qenë: prioritetet e politikave të pranishme dhe të validuara të identifikuara nga Procesi Torinos, dhe i arsimit dhe biznesit si dhe analizave të bashkëpunimit; sigurimi i një platforme të rrjeteve për politikëbërësit dhe ekspertët për shkëmbim të përvojave, mësimet e mësuara dhe praktikat e BE-së dhe vendet partnere të ETF; identifikimi i objektivave afatgjata dhe veprimeve afatshkurta për bashkëpunim në fushën e provave bazuar në bërjen e politikës në kontekst të procesit Torino, etj.

Në paraqitjen e tij në këtë konferencë, ministri Buja ndër të tjera ka theksuar faktin se Kosova ka një popullsi shumë të re. “Kjo rini është një pasuri shumë e madhe për shtetin tonë, por po ashtu është edhe një përgjegjësi e madhe, prandaj Ministria e Arsimit, po punon intensivisht që të siguroj arsim për të gjithë, por jo vetëm kaq. Kjo Ministri i ka vënë vetes synim që ky arsim të jetë edhe sa më cilësor”, tha ai, ndërsa theksoi se arsimi profesional zë një vend shumë të rëndësishëm në arsimimin e kësaj rinie.

Gjatë kësaj vizite, ministri Buja, është takuar edhe me drejtoreshën e Fondacionit Europian për Trajnime, Madlen Serban,, me të cilën ka biseduar për bashkëpunim të mëtejmë. Serban i ka premtuar ministrit Buja se ky Fondacion do të përkrahë edhe më tej MASHT-in në reformat që parasheh t’i bëj në arsimin profesional.

Ndërsa, këtë vizitë, ministri Ramë Buja e ka shfrytëzuar edhe për shumë takime tjera me homologë të tij nga shtete të ndryshme, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes së arsimit në Kosovë dhe mundësive të bashkëpunimit.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.