MASHT

Ministri Bajrami udhëtoi për një vizitë zyrtare në ShBA

2 Prill, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës ” Hasan  Prishtina ” z. Marjan Dema, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

 Në shtetin e Ajovas Ministri Bajrami do të takohet me Guvernatorin z.Terry Branstad , sekretarin e shtetit të Ajovas z.Paul Pate si dhe drejtorin e Departamentit të Edukimit  z.Ryan Wise me të cilët do të bisedoi për mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit në sektorin e Arsimit të Lartë .

Me këtë rast Ministri  Bajrami do të nënshkruaj katër Marrëveshje Bashkëpunimi  me universitetet  më të mira të Ajovas .

Ndërsa gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Bajrami do të vizitoi edhe disa institucione të Arsimit të Lartë të Njujorkut .

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.