MASHT

Ministri Bajrami takoi drejtorët komunal të arsimit

7 Korrik, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami,  në takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit vlerësoi lartë përfundimin e vitit shkollor 2014/ 2015 dhe menaxhimin e Povimit të Maturës Shtetërore në afatin e qershorit.

Me këtë rast, Ministri Bajrami ftoi drejtorët komunal të arsimit që të jenë të agazhuar maksimalisht në përgatitjen e suksesshme të vitit të ri shkollor dhe zbatimin e Strategjisë për sigurim cilësisë në arsim.

“Strategjia për sigurim të cilësisë në arsim faktorizon DKA-të, por edhe drejtorët e shkollave, në sistemin e ndërtimit të performancës apo vlerësimit të cilësisë në shkolla, ku ne do të kemi një partneritet shumë të mirë me DKA-të në ndërtimin e këtij sistemi”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, gjithashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes së Drejtorive Komunale të Arsimit në debatin e Ligjit për Inspektoratin, njëherësh i ftoi ato që të depolitizojnë konkurset me rastin e zgjedhjes së stafit.

Ministri Bajrami, po ashtu foli edhe për harmonizimin e legjislacionit për definimin e pozitës së mësimdhënësve, pedagogëve dhe drejtorëve të shkollave.

Në këtë takim u diskutua edhe për furnizmin me tekste shkollore dhe zbatimin e Kurrikulës së re të arsimit parauniversitar në shkollat pilot.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.