MASHT

Ministri Bajrami priti rektorin e Universitetit të Zagrebit

24 Qershor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot një delegacion nga Universiteti i Zagrebit, të prirë nga rektori z. Damir Boras dhe të shoqëruar edhe nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim të Kuvendit të Kosovës dhe rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, z. Marian Dema.

Në këtë takim është biseduar për mundësi të reja të bashkëpunimit mes Universitetit të Zagrebit dhe universiteteve publike në Kosovë.

Në drejtim të bashkëpunimit ndëruniversitar, theksi u vu në mundësitë e programeve të përbashkëta të studimeve, në veçanti të studimeve të doktoratës, në shkëmbimin e stafit akademik dhe profesional, si dhe mobilitetit të studentëve.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit në hulumtime shkencore dhe mundësitë e aplikimit me projekte të përbashkëta në fondet ndërkombëtare të destinuara për hulumtim dhe shkencë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.