MASHT

Ministri Bajrami priti një grup nxënësish të kolegjit “Mehmet Akif”

17 Maj, 2017

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami prit një grup nxënësish të kolegjit “Mehmet Akif”, të cilët do të jenë pjesëmarrës në garën ndërkombëtare të matematikës “IMO”, në Rio de Zhaneiro të Brazilit dhe në “Genius Oplimpiad”, në Oswego të SHBA – së.

Me këtë rast, ministri Bajrami përgëzoi nxënësit e këtij kolegji dhe të shkollave tjera të Kosovës për pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare të diturisë .

Ministria e Arsimit mbetet e angazhuar në ofrimin e planprogrameve dhe mësimdhënie cilësore, ashtu që një ditë të kemi njerëz të ditur të cilët do të jenë të aftë dhe liderë të së ardhmes. 

“Sukseset e nxënësve tanë në diasporë gjithsesi na gëzojnë, na bëjnë të ndihemi mirë dhe të besojmë se e me krijimin e kuadrove te afta, e profesionist  të dalluar, ardhmja e vendit do të jetë më e ndritshme dhe më e prosperuar”, u shpreh ministri Bajrami.

Ministria e Arsimit ka mbështetur dhe do të mbështes edhe më tutje nxënësit e suksesshëm, pjesëmarrës në gara ndërkombëtare të cilët njëherësh mund të konsiderohen si ambasadorë të rinj të vendit, tha në fund ministri Bajrami.

Në garën e matematikës “IMO”,  në Brazil, në mesin e 127 vendeve të botës do të marrin pjesë 3 nxënës të kolegjit “Mehmet Akif” dhe 3 nxënës nga shkolla tjera të Kosovës, ndërsa në garën “Genius Olpimiad” në SHBA do të marrin pjesë rreth 25 nxënës të kolegjit “Mehmet Akif”.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.