MASHT

Ministri Bajrami priti një delegacion Grupit Britanik të Unionit Ndër-parlamentar

14 Shkurt, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti një delegacion të Britanisë së Madhe, të kryesuar nga z.Martin Vickers,udhëheqës i Grupit Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar (BGIPU), me të cilët bisedoi rreth zhvillimeve të arsimit në Kosovë, sfidat dhe prioritetet.

Ministri Bajrami, fillimisht i ka falënderuar mysafirët nga Britania për mbështetjen që ky vend ka bërë për pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Më pastaj, ministri foli për zhvillimet në arsim, me ç’rast tha se sfidë kryesore është cilësia dhe përshtatja e arsimit me nevojat të tregut të punës.

“Jemi të përkushtuar që të ngrisim cilësinë në arsim, që të ndërtojmë një sistem i cili ofron edukim të mirë për të rinjtë tanë, të cilët do të jenë konkurrentë me moshatarët e tyre në tregun evropian të punës”, theksoi ministri Bajrami. 

Ministri  Bajrami gjithashtu tha se, në arsimin e lartë po aplikohet Sistemi i Bolonjës, ndërsa theksoi se në kuadër të bashkëpunimit Kosovë – Angli mund të përfitojmë nga përvojat më të mira të arsimit të lartë.

Ministri përmendi po ashtu vlerësimin ndërkombëtar “PISA 2015” dhe theksoi se  ndonëse rezultatet nuk kanë dalë siç kemi dëshiruar, mbetemi të përkushtuar që të përmirësojmë cilësinë.

Ministri Bajrami, në vazhdim foli edhe për mbështetjen e vazhdueshme nga donatorët dhe vendet mike në fushën e arsimit, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me disa universitete prestigjioze amerikane dhe evropiane.

Ndërsa, z. Martin Vickers,  e falënderoi ministrin Bajrami për pritjen dhe informacionet e ofruara, njëherësh shprehu gatishmërinë e vendit të tij që të vazhdojë me mbështetjen e arsimit në Kosovë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.