MASHT

Ministri Bajrami po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA

16 Tetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami së bashku me Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës,do të qëndrojnë për një vizitë zyrtare studimore disaditëshe në SHBA.

Sipas agjendës, ministri Bajrami  dhe Rektorët  e Universiteteve Publike , do të marrin pjesë në  “Samitin për Kosovën” i cili do të organizohet në Universitetin “James Madison “ dhe në disa universitete tjera si të  Harrisonburg,Virgjinias etj. Me këtë rast do të mbahen disa punëtori  lidhur me avancimin  e Sistemit Arsimor të Kosovës , me theks të veçantë në  Arsimin e Lartë .

Në këto punëtori do të diskutohet për Strategjitë per përmirësimin e shërbimeve financiare dhe planifikim strategjik e menaxhim të buxheteve nga ana e  universiteteve .

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Bajrami me bashkëpunëtor  në Washington,  do të zhvilloi një sërë takimesh  me përfaqësues të Bankës Botërore, të USAID-it të cilët me projekte të ndryshme po e ndihmojnë arsimin në Kosovë.

Ministri Bajrami gjithashtu do të ketë një takim edhe në Departamentin e Shtetit ku do të diskutohet për implementimin e  skemës së bursave Fullbright,  për të cilat kohë më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi nga ana e ministri Bajrami dhe Ambasadorit Amerikan Delawie. 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.