MASHT

Ministri Bajrami po merr pjesë në “Samitin për Arsimin e Lartë në Kosovë” i organizuar nga Universiteti ”James Madison “– SHBA

18 Tetor, 2016

Në Universitetin “James Madison” të Harrisonburgut të shtetit Virgjinia, po mbahet Samiti për Arsimin e Lartë në Kosovë, në të cilin po merr pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami dhe rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës.

Në kuadër të këtij Samiti do të organizohen disa takime dhe punëtori lidhur me avancimin  e Sistemit Arsimor të Kosovës, me theks të veçantë në  Arsimin e Lartë.

Tema bosht e këtyre punëtorive do të jetë planifikimi strategjik, planifikimet buxhetore dhe menaxhimi i universiteteve dhe ngritja e cilësisë së tyre.

Gjatë vizitës në SHBA , ministri Bajrami do të zhvilloi takime edhe me përfaqësues të lartë të USAID-it, Bankës Botërore, ndërsa do të ketë një takim edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit .

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.