MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në punëtorinë “Autonomia financiare, llogaridhënia dhe kapacitetet menaxhuese në universitetet publike”

12 Prill, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në punëtorinë “Autonomia financiare, llogaridhënia dhe kapacitetet menaxhuese në universitetet publike”, me ç’rast e cilësoi si shumë të rëndësishme këtë punëtori sa i përket zhvillimit të projektit për reformën e arsimit të lartë.

Ministri Bajrami theksoi se reforma në arsimin e lartë përfshinë tri komponentetet më të rëndësishme, siç janë autonomia financiare, planifikimi strategjik dhe llogaridhënia.

“Reforma e financimit të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë ka për qëllim gjetjen së një modeli të mirë, i cili do të siguronte autonomi të plotë financiare, qëndrueshmëri financiare, menaxhim të mirë dhe një sistem të mirë të llogaridhënies”, është shprehur Ministri.

Ministri Bajrami po ashtu tha se, arsimi i lartë duhet t’i përshtatet kushteve të ekonomisë së tregut, duhet  të promovojë standarde të larta të menaxhimit dhe njëkohësisht duhet t’u mundësojë universiteteve një zhvillim strategjik.



Duke folur për gjetjen e një formule të përshtatshme të financimit, ministri Bajrami tha se, universitetet duhet të gjenerojnë vet të hyra për zhvillimin e aktiviteteve hulumtuese shkencore, ndërsa shteti të investojë në infrastrukturë dhe paga.

Ndër të tjera, ministri Bajrami theksoi edhe rëndësinë e specializimit të programeve, përmirësimin e standardeve, ngritjen e kredibilitetit të diplomave akademike, të cilat do të qonin në krijimin e një konkurence të fortë të sektorit publik dhe privat në arsimin e lartë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.