MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në “Panairin e Shkencës dhe Kulturës – 2017” në Vushtrri

23 Maj, 2017

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim mori pjesë në “panairin e Shkencës dhe Kulturës – 2017”, me moton “Dija bashkon Troje”, i cili u mbajt në Vushtrri dhe morën pjesë nxënës (shkolla) nga të gjitha trojet shqiptare.

Ministri Bajrami,  tha se “është kënaqësi që të jesh në këtë tubim i cili tubon te rinj të të gjitha trojeve shqiptare, tubon të rinj që kanë ëndërr që nesër të bëhen lider të së ardhmes dhe kjo na jep neve shpresë që jemi komb me një rini kaq inteligjente dhe se ky organizim është një mundësi e mirë për nxënësit që të tregojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre inovative”.

Kosova është vend i mundësive të mëdha e cila ka një rini të shkëlqyeshme  të cilët meritojnë një respekt më të madh, një edukim cilësor dhe një mirëqenie e perspektivë më të mirë për të ardhmen.

Ministri Bajrami duke i përgëzuar organizatorët për mbajtjen e këtij panairi, u shpreh se ky dhe aktivitete të ngjashme ku nxënësit tanë anë e kënd trojeve tubohen dhe shprehin njohuritë e tyre në fushën e dijës, meriton mbështetjen e mëtutjeshme morale dhe financiare.



Në fund ministri Bajrami ka parë nga afër edhe demonstrimin praktik të njohurive të nxënësve në lami të shkencës dhe kulturës. Ndryshe ky panair është i gjashti me radhë dhe organizohet nga “Lëvizja Koha”.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.