MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në Konferencën e 7-të ndërkombëtare për Inovacion dhe Shkenca Kompjuterike

20 Prill, 2017

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në Konferencën e 7-të botërore për Inovacion dhe Shkencë Kompjuterike, të organizuar nga kolegji AAB, në Prishtinë.

Me këtë rast , ministri Bajrami ka përgëzuar menaxhmentin e kolegjit të AAB-së  për organizimin e kësaj konference të cilën e vlerësoi si të rëndësishme për faktin se do të trajtojë tema siç është  edhe sfida e përdorimit të teknologjisë së informimit  në sistemin e arsimit, në kohë kur jemi duke u ballafaquar me sfidat e revolucionit teknologjik e digjital . 

“Tashmë po  kalojmë periudhën e tranzicionit nga një sistem klasik siç e kishim, në një sistem modern ku teknologjia luan një rol të rëndësishëm edhe në ngritjen e cilësisë, theksoi  ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha, se kjo është me rëndësi edhe për poltikëbërësit  për ta kuptuar  që sot  në shekullin 21 duhet të promovojmë mësimdhënës të shekullit  21 , mësimdhënie të këtij shekulli.

 ‘’Të rinjve tanë duhet tu japim  hapësirë në Republikën e Kosovës  që të kenë një edukim cilësor,  një edukim që atyre nesër do t`iu siguroi barazi në tregun evropian dhe global të punës dhe do ta bëjmë këtë në qoftë se guximshëm ballafaqohemi me këtë sfidë, tha ministri Bajrami .

Ministri Bajrami,  gjithashtu tha se Kosova dhe vendet e vogla si ne, kanë mundësi që të jenë liderë në këtë fushë siç është rasti me Estoninë dhe Slloveninë,  të cilat kanë histori afërsisht të ngjashme me vendin tonë.

Duke uruar  sukses punimeve të kësaj konference dy ditore, ku po marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës aktiv nga vende të ndryshme, ministri Bajrami ndër tjera tha, se edhe kjo konferencë dëshmon se jemi shoqëri e shpresave dhe mundësive të mëdha, me qasje moderne në sistemin e edukimit.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.