MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në ceremoninë e betimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë

17 Gusht, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami dhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë z. Greg Delawie morën pjesë në ceremoninë e betimit të grupit të katërt të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë .

Vullnetarëve të Korpusit të Paqes sot iu ndanë certifikata për përfundimin me sukses të trajnimit gjatë tre muajve në Kosovë,  ndërsa  dy vitet e ardhshme  do të angazhohen si mësimdhënës të gjuhës angleze në disa shkolla të Kosovës, për çka sot edhe  e bënë betimin solemn .

Ministri Bajrami, duke iu drejtuar vullnetarëve të Korpusit të Paqes, ndër tjera tha se ju do të punoni në shkolla dhe vise të ndryshme të Kosovës me nxënës të të gjitha komuniteteve. Ju si qytetar të vendit  me të përparuar ku kultivohet ndjenja e tolerancës  dhe  respektohet diversiteti , duhet t’iu tregoni të rinjve se e ardhmja është në edukim të mirë, në bashkëjetesë dhe respekt të njëri tjetrit dhe se kjo është  një Kosovë e re çfarë ne po e ndërtojmë.

“Jam i sigurt që me punën tuaj me nxënës dhe mësimdhënës të gjuhës angleze, do të ndikoni në masivizimin e gjuhës angleze, sepse  gjuha angleze bashkë me IT–të po bëhen mjet mësimor i domosdoshëm për të promovuar një mësimdhënie bashkëkohore  të shekullit  21 “,  tha ministri Bajrami.

Në fund ministri Bajrami tha se MASHT është shumë e nderuar që për çdo vjet presim vullnetarë të rinj të cilëve iu urojë  qëndrim të këndshëm në Kosovë dhe të jenë të suksesshëm, një herësh tha se ju jeni edhe misionarë të paqes, tolerancës diversitetit dhe koekzistencës midis të rinjve .

Të pranishmit i ka përshëndetë edhe Ambasadori Greg  Delawie i cili ka falënderuar MAShT-in për bashkëpunimin e ofruar  dhe familjet mikpritëse të vullnetarëve të paqes për shërbimet dhe miqësinë e ofruar gjatë qëndrimit të shtetasve amerikan në mesin e familjeve të tyre  për të shtuar se bashkëpunimi dhe miqësia me Kosovën është e përhershme .

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065 

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.