MASHT

Ministri Bajrami është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit

21 Tetor, 2016

Në vijim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami në Uashington ka zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është pritur nga zëvendëssekretari i parë i Byrosë Federale për Arsim dhe Kulturë, z. Mark A. Taplin.

Temë e bisedimit ishte implementimi i suksesshëm i skemës së bursave të Programit Fullbright,  i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Republika e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Ministri Bajrami, gjithashtu është pritur edhe nga zonja Margot Elise, zëvendësadministratore e parë e Byrosë së USAID-it për Evropë dhe Azi, me të cilën është biseduar për projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimin e më tejmë në fushën e arsimit në Kosovë. 


Ministri Bajrami gjatë qëndrimit në SHBA së bashku rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, kanë mbajtur një punëtori, në të cilën është biseduar për zbatimin e projekteve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim reformimin dhe zhvillimin e të gjitha niveleve të arsimit në Republikën e Kosovës.


Përveç, këtyre takimeve, ministri Bajrami ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, me ç’ rast është pritur nga znj. Kristinë B. Besch, drejtore regjionale  e operacioneve të Korpusit të Paqes për regjionin e Evropës, Mesdheut dhe Azisë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.