MASHT

Maturantë sprovuan dijen e tyre në testin Matura Shtetërore 2011

4 Qershor, 2011

Në të gjitha qendrat e Kosovës, është organizuar provimi i maturës, të cilit ju kanë nënshtruar rreth 30 mijë nxënës, në mesin e të cilëve ishin edhe ata që vitin e kaluar nuk kanë arritur sukses.

Si zakonisht , testi kishte 100 pyetje, prej të cilave nxënësit duhet të japin përgjigje të sakta në më së paku 50 për qind për të dalë të suksesshëm . Edhe sivjet, testi është hartuar edhe në gjuhët e komuniteteve, përfshirë këtu edhe atë serbe.

Sipas të dhënave nga qendrat e testimit, e procesi ka shkuar mirë, me përjashtim të disa parregullsive të vogla në qendrat ku numri maturantëve ishte më i madh.

Ministri i Arsimit , Ramë Buja, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Qendrorë Shtetërorë të Maturës ( KQSHM), Nehat Mustafa dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, vizituan qendrën e testimit në Vushtrri.

Me këtë rast, ministri Buja, në një prononcim të shkurtër për media, theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së testit, dhe shtoi se “në arsim, gjithnjë synohet rezultati më i mirë. Besoj se do të ketë sukses, ndonëse mbajtja e testit në hapësira të mëdha është një sfidë, një eksperiment që tregon se jemi në kërkim të formës më të mirë organizative.”

Ndërkaq, kryetari i KQSHM-së Nehat Mustafa, theksoi se vështirësi ka pasur dhe do të ketë gjithmonë në raste të tilla, por tha se janë bërë përgatitjet duhura , dhe shprehu besimin e tij se rezultati nuk do të mungojë.

KQSHM falënderon të gjithë personat e angazhuar në administrimin e testit, monitorimin e testit, përfshirë këtu përgjegjësit komunal të arsimit, arsimtarët, stafin akademik të Universitetit të Prishtinës, zyrtarët e MASHT-it, si dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë ofruar me përkushtim sigurinë para, gjatë dhe pas mbajtjes së testit të maturës.

Rezultatet e testit, sipas planit dinamik, pritet të shpallen me 15 qershor 2011, ndërkaq, personat të cilët nuk do të kenë sukses në këtë provim, do të kenë edhe një mundësi në afatin e gushtit 2011.

https://www.facebook.com/v2.3/plugins/share_button.php?app_id=915013281873559&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df207363a2a3ab48%26domain%3Dmashtarkiva.rks-gov.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fmashtarkiva.rks-gov.net%252Ff2f24b62fd67f74%26relation%3Dparent.parent&container_width=85&href=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmaturante-sprovuan-dijen-e-tyre-ne-testin-matura-shteterore-2011&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey

https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.9d00f3a022654eb8edfbc3190e981f9d.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmaturante-sprovuan-dijen-e-tyre-ne-testin-matura-shteterore-2011&size=m&text=Maturant%C3%AB%20sprovuan%20dijen%20e%20tyre%20n%C3%AB%20testin%20Matura%20Shtet%C3%ABrore%202011&time=1661758868796&type=share&url=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmaturante-sprovuan-dijen-e-tyre-ne-testin-matura-shteterore-2011

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.