MASHT

MAShT vazhdon me aktivitete në Qendrat Rajonale të Kosovës

1 Mars, 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , në Ferizaj vazhdoi me cilin e takimeve më përfaqësues të institucioneve arsimore në të gjitha Qendrat Rajonale të Kosovës .

Temat e këtyre takimeve të ndara që po drejtohen nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit,  kanë të  bëjnë me  ndryshimet në organizimin e Provimit të Maturës  Shtetërore 2018 dhe Profilizimin e mësimdhënësve nga klasa I-V .

Në debatin për profilizim të mësimdhënësve ishin të pranishëm drejtorë  të Drejtorive Komunale  të arsimit , drejtor shkollash dhe mësimdhënës të ciklit fillor , të cilët morën pjesë në këtë takim , dhanë kontributin e tyre rreth çështjes së shtruar, prezantuan vështirësitë më të cilat mund të ballafaqohen por edhe përparësitë që mund të ketë kjo reformë arsimore .


Po sot në një ambient tjetër në Ferizaj u mbajt takim edhe me drejtor shkollash dhe mësimdhënës  lidhur me organizimin e Provimit të Maturës  Shtetërore 2018 , ku bisedua rreth risive që do ët ndodhin rreth organizimit të këtij testi .

Shumica e të pranishmëve pjesëmarrës në debat, u shprehën pozitivisht rreth ndryshimeve të prezantuara nga zyrtarët e  lartë të MAShT-it , që kanë për qëllim administrim efikas dhe për rrjedhojë pritje të rezultateve sa më reale nga ky test shtetërorë.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.