MASHT

MASHT SHPALLË REZULTATIN E TESTIT TË ARRITSHMËRISË, SIVJET ARRITSHMËRIA ËSHTË MË E LARTË SE VITIN E KALUAR

4 Qershor, 2018

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë publike rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilit arritshmëria është 61 përqind, apo 3 përqind më shumë se vitin e kaluar ku arritshmëria ishte 58 përqind.

Siç dihet, Testi i Arritshmërisë nuk ka karakter eliminues për nxënsit, por rangimi i tyre sipas rezultateve do t`u shërbejë si përparësi  për regjistrimin e tyre në shkollimin e mesëm të lartë.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, MAShT ka filluar shpërndarjen e tyre në Drejtoritë Komuinale të Arsimit.

Ky test njëherësh, i shërben MAShT-it edhe për shqyrtimin, apo përmirësimin e politikave arsimore, me synimin e përhershëm për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Last modified: 13 Qershor, 2022

Comments are closed.