MAShT shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

12 Tetor 2017

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, ka organizuar tryezën me temën “Fuqia e vajzës adoleshente: Vizioni për vitin 2030”.

Aktivitetet e organizuara me rastin e kësaj dite kanë për qëllim promovimin e trajtimit të barabartë dhe ngritjen e vetëdijes së përgjithshme në lidhje me profesione të caktuara, të cilat paragjykohet se nuk janë për vajza.

Në tryezën e cila u mbajt në Prishtinë u diskutua perspektiva e vajzave kosovare dhe mundësitë e tyre për tu afruar me tregun e punës.