MASHT

MAShT, MPMS dhe MTI nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

27 Dhjetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në mes të tri institucioneve, për fushat të cilat ndihmojnë sektorin privat në të gjitha drejtimet, në aftësimin profesional të kuadrove, organizmin e shkollave profesionale, rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarje, tha se ky Memorandum ka në fokus kryesor punësimin e qytetarëve të vendit.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka thënë se, ky aktivitet i përbashkët i të tri ministrive krijon mundësi për zhvillimin e vendit, përmes zhvillimit të arsimit profesional. 

Ministri theksoi se MAShT ka vënë si prioritet zhvillimin e arsimit profesional dhe profilizimin e shkollave profesionale mbi bazën e kërkesës së bizneseve dhe tregut të punës.

Ministri Bytyqi po ashtu tha se, do të krijojmë standard të ri duke bashkëvepruar me bizneset. “Është një takim me rëndësi dhe ne si Ministri e kemi vënë prioritet kryesor zhvillimin e arsimit profesional, sepse konsiderojmë se si Qeveri po vendosim standarde të reja, po nisemi nga një bazë që gjendet në Kosovë, që ta vlerësojmë këtë bazë dhe mbi këtë bazë të bëjmë politikat zhvillimore”.

Ministri Bytyqi po ashtu theksoi se, MAShT duhet të plotësojë kërkesat e tregut të punës dhe t’i orientojë të rinjtë aty ku mund të punësohen. 

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.