MASHT

MASHT MBAJTI TAKIM ME DREJTORËT E DKA-VE

4 Qershor, 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në të cilin u diskutua për ditën e dytë (afatit të parë) të testit të maturës, si dhe mbarëvajtjen e testit në ditën e parë.

Ekrem Kastrati ,  Sekretar i Përgjithshëm i MAShT ka falënderuar përgjegjësit komunal të arsimit, pjesëmarrës në këtë takim, për angazhimin , përgatitjet  dhe ecurinë e këtij procesi në ditën e parë .

Sekretari Kastrati, poashtu ka thënë se disa objektiva të maturës nuk janë realizuar plotësisht, përfshirë këtu  edhe mos zbatimin e vendimit të ministrit Bytyqi sa i përket  ndalimit të  telefonave në qendrat e testimit.

Në këtë takim u theksua nevoja e respektimit me rigorozitet  të vendimit të ministrit Bytyqi sa i përket mbarëvajtjes së testit të maturës 2018 dhe në këtë kontekst u kërkua angazhim më i  madh i të gjithë akterëve pjesëmarrës në menaxhim të  pjesës së dytë të testit .

Last modified: 13 Qershor, 2022

Comments are closed.