MASHT

MAShT mbajti takim me donatorët që mbështesin projekte në arsimin e lartë

26 Mars, 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka mbajtur një takim me donatorët që mbështesin projekte në arsimin e lartë, ku u raportua për gjendjen aktuale të aktiviteteve lidhur me realizimin e projekteve në këtë nivel të arsimit.

Në këtë takim u theksua nevoja e koordinimit të përbashkët me donatorët me qëllim të realizimit me sukses të objektivave të përbashkëta për përmirësimin e gjendjes në arsimin e lartë, duke marrë për bazë edhe prioritetet e përcaktuara në Strategjinë 2017-2021.

Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Ekrem Kastrati, ndër të tjera, theksoi nevojën që MAShT të mbajë takime të rregullta me donatorë, si dhe të krijojë kapacitete të mjaftueshme për të adaptuar politika të avancuara në arsimin e lartë.

Sekretari Kastrati tha se koordinimi i suksesshëm do të mundësonte  edhe realizimin me sukses të projekteve të financuara nga donatorët, të cilët janë shumë të interesuar për veprime konkrete, në mënyrë që projektet të realizohen brenda afateve të përcaktuara.

Në këtë takim u fol edhe për nevojën e miratimit sa më parë të Projektligjit  për Arsimin e Lartë , si dokument bazë që determinon zhvillimet pozitive në këtë nivel të arsimit, ndërsa  u theksua edhe roli dhe rëndësia e sistemit të menaxhimit të të dhënave për arsimin e lartë në Kosovë që ka filluar të funksionojë në vitin 2017.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.