MAShT intensifikon përgaditjet për testin ndërkombëtar PISA2018

11 Janar 2018

Komisioni mbikëqyrës për testin ndërkombëtarë PISA2018,në përbërje të të cilit janë zyrtarë të lartë të MAShT dhe profesor të Universitetit të Prishtinës dhe të institucioneve tjera , ka mbajtur sot takimin e radhës për të diskutuar aspektet organizative dhe administrative që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e këtij testi, i cili me të drejtë aktualisht konsiderohet ndër prioritetet kryesore të MAShT për muajt në vijim.

Në këtë takim veç tjerash u fol për nevojën e sensibilizimit të nxënësve prindërve dhe shkollave për rëndësinë që ka ky proces , informimin dhe përgaditjen e tyre, njohjen me formatin e testit PISA si dhe trajnimin e koordinatorëve për mbarëvajtjen e testit .

Qëllimi është që me një organizim të mirë dhe të përgjegjshëm , nxënësve t`u krijohen  kushte sa më të mira ditën e testit PISA, ku ata pritet të japin maksimumin e njohurive të fituara dhe të dalim me rezultat sa më të mirë  .

Lidhur me këtë proces MAShT, ka hartuar një planin  dinamik të  veprimit si dhe  Udhëzimin Administrativ ( cili pritet të miratohet) , me të cilin përcaktohen  obligimet dhe përgjegjësitë e secilit  në aspektin e organizimit, mbikëqyrjes, menaxhimit ,vlerësimit dhe adresimit të të gjeturave që do dalin  nga PISA2018.

Ndryshe ,testi PISA është një hulumtim(vlerësim)  ndërkombëtar në nivel botëror i cili realizohet nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (EOCD),në vendet anëtare dhe jo anëtare të kombeve për nxënësit 15 vjeçar , ku vlerësohet performanca e tyre në matematikë, shkence dhe lexim .