MASHT

MAShT diskuton rreth profilizimit të mësimdhënësve nga klasa I – V

10 Janar, 2018

Grupi punues i përbërë nga këshilltarët politik dhe udhëheqës të sektorëve të arsimit në MAShT, diskutuan për organizimin e debatit rreth implementimit të projektit “Profilizimi i mësimdhënësve nga klasa I-V, përgaditjet që duhet bërë për Maturën Shtetërore 2018.

Në këtë takim u tha se ideja për profilizim të mësimdhënësve erdhi si nevojë e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për përmirësimin e cilësisë në arsim, për çka në dhjetor 2017 është mbajtur një punëtori dyditore.

Diskutimi lidhur me arsyeshmërinë e profilizimit dhe mundësinë e implementimit të këtij projekti, gjatë javës së ardhshme do të fillojë edhe në të gjitha qendrat rajonale, ku do të përfshihen edhe Drejtorët Komunalë të Arsimit , me ç`rast do të merren rekomandime dhe opinione nga këndvështrime të ndryshme rreth këtij procesi.

Implementimi i kësaj reforme në arsimin parauniversitar, ku mësimdhënësi gjatë karrierës profesionale do të përgaditet dhe angazhohet për mësimdhënie vetëm për një klasë, është paraparë të fillojë në vitin e ri shkollor 2018/19.
 
Në këtë takim u fol dhe për përgaditjet që duhet bërë rreth Maturës Shtetërore 2018 , modelet e mundshme të administrimit  dhe menaxhimit të suksesshëm të këtij testi me qëllim qe  të kemi rezultate sa më reale .

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.