MASHT

MASHT dhe SBASHK do të harmonizojnë pikëpamjet rreth Kontratës së re Kolektive

15 Shtator, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë, Ramë Buja, ka takuar sot kryetarin e SBASHK-ut, z. Ali Shabnaj me bashkëpunëtorë, me ç`rast biseduan për krijimin e komisioneve nga ana e MASHT-it dhe SBASH-ut , të cilët do të punonin në harmonizimin e qëndrimeve rreth Draftit të Kontratës Kolektive të hartuar paraprakisht nga SBASHK-u .

Kontrata e re Kolektive do të hartohet në përputhje me Ligjin e Ri të Arsimit Parauniversitar dhe të dokumenteve tjera strategjike arsimore të miratuara ndërkohë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ministri Buja , falenderoi kryetarin Shabanaj për angazhim dhe bashkëpunim konstruktiv dhe shtoi se MASHT-i do të formojë komisionin për këtë çështje në kohën e duhur . “Ne jemi të përkushtuar që të kemi dokumente të qëndrueshme, funksionale dhe të zbatueshme në praktikë , të krijojmë ambient të mirë për mësimdhënie dhe mësimnxënie – arsim cilësor”.

Kryetari Shabanaj tha se SBASHK-u, poashtu angazhohet me këmbëngulësi në këtë drejtim dhe kërkoi që në të ardhmen të implementohen me përpikmëri Ligjet dhe dokumentet e reja të miratuara . Ai rikujtoi se ende nuk është kryer çështja e licencimit të arsimtarëve dhe shtoi se ky proces është mjaft i rëndësishëm. Shabanaj, gjithashtu tha se duhet të ndërpritet laryshija që ekziston në komuna të ndryshme të Kosovës lidhur më kontratat e përkohshme (1 vjeqare ) dhe kontratat e përhershme (5 vjeqare) të punës për arsimtarët . Sipas tij, këto kontrata në disa komuna janë 3, e në disa 5 vjeqare. Andaj duhet te nderpritet kjo praktikë.

Në këtë takim u fol edhe për vazhdimin e procesit të trajnimit të mësimdhënsve për programin ECDL . Në këtë drejtim SBASHK-u , ofroi kapacitetet e veta trajnuese, të cilat sipas z. Shabanaj ekzistojnë në disa qendra të Kosovës . Ai, gjithashtu, ofroi mundësinë e trajnimit të 20 zyrtarëve të MASHT-it për këtë program që përmban 7 module.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.