MASHT

MAShT dhe GIZ mbajtën punëtorinë planifikuese për vitin 2018

25 Janar, 2018

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe GIZ-i gjerman -projekti CDBE, organizuan punëtorinë planifikuese për aktivitete e përbashkëta që do të zhvillohen gjatë vitit 2018, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim.

Qëllimi është  që të sigurohet qëndrueshmëri afatgjate e projekteve , gjithëpërfshirja në arsim e të kthyerve nga mërgimi dhe komuniteteve joshumicë , trajnimet adekuate të mësimdhënësve ,si dhe  sigurimin e cilësisë në arsim.

Në këtë punëtori ndër tjera u diskutua edhe  për nevojën e zhvillimit të kapaciteteve institucionale , zhvillimi i kapaciteteve për udhëheqje në arsim  si dhe vazhdimin e fushatës  për një arsim më cilësor , ku në fokus do të jetë testi PISA 2018, sensibilizimi i nxënësve dhe mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit arsimor  për rëndësinë që ka ky test ndërkombëtarë,  nga i cili duhet të dalim me rezultat sa më  të mirë të mundshëm.

U fol edhe për aktivitete tjera që do të zhvillohen gjatë këtij viti dhe që do të mbështeten nga GIZ -projekti CDBE.

Në këtë punëtori ishte i pranishëm edhe Ismajl Kurteshi, udhëheqës i Komisionit Parlamentar për Arsim, zyrtar të lartë të MAShT, ekspert të GIZ-it, përfaqësues të DKA-ve dhe Organizatave Joqeveritare, përfaqësues të komunitetit të prindërve dhe të Nxënësve , etj.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.