MASHT

Marrëveshje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Zvicrës në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

19 Janar, 2011

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj dhe drejtori i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim z.. Samuel Wälty, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi lidhur me projektin  “Përkrahje  Arsimit Profesional, faza IV”.

Marrëvshja është në funksion të forcimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve, në vazhdën dhe zbatimin e Marrëveshjes Kornizë lidhur me Bashkëpunimin Teknik dhe Financiar dhe të Ndihmës Humanitare ndërmjet Këshillit Federativ Zviceran dhe Qeverisë së Kosovës, nënshkruar më 6 tetor 2010.

Ministri Hoxhaj, me rastin e nënshkrimit te marrëveshjes ka falënderuar përfaqësuesin e Depertamentiot të Punëve të Jashtme të Qeverisë Zvicërane z Wälty,drejtor i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, për kontributin e çmuar të këtij shteti mik me theks të veçantë në zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë dhe garantoi se MASHT do të angazhohet maksimalisht që të ndihmoi ne implemntimin e projektit.

Synimet dhe objektivat e kësaj marrëveshjeje janë përkrahja Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), me ç’rast ofrohet një kornizë ligjore për kontributin e Qeverisë Zvicerane për sa i përket PAP (faza IV).

Ndërkaq objektiva e projektit, “Përkrahje Arsimit Profesional” është të kontribuojë në zhvillimin e një sistemi koherent dhe relevant të APA-së duke ofruar një portofolio kursesh të një cilësie të pranueshme, të llojllojshme, të orientuara nga tregu i punës dhe me qasje të gjerë duke u mundësuar shkollave të përzgjedhura profesionale t’i hartojnë dhe t’i ofrojnë trajnimet e bazuara në sesione – pune dhe të harmonizuara me nevojat aktuale e të ardhshme të ekonomisë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.