MASHT

KQSHM-ja merr vendim për përsëritjen e testit të maturës në Qendrën nr. 1, “Vëllezërit Frashëri” në Deçan

10 Qershor, 2011

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), mbajti takimin, sipas planifikimit të punës, për procesin e rrjedhës së Maturës Shtetërore 2011, ku shqyrtoi në detaje rrjedhën e procesit.

Komisioni veçoi si rast Qendrën nr. 1, “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ku në bazë të fakteve, mori vendim që në këtë qendër të anulohet testimi. Arsyeja e këtij vendimi janë parregullsitë e krijuara gjatë administrimit të testit. 

Për hir të një numri të nxënësve, të cilët nuk kanë qenë pjesë e procesit të parregullsive, KQSHM-ja mori vendim që testi të përsëritet për këtë qendër dhe të organizohet  me 18 qershor 2011 (ditë e shtunë), në mënyrë që rezultatet të publikohen me 22 qershor, në afat të planifikuar për rezultatin e ankesave të nxënësve, e që t’i jepet mundësia që të konkurrojnë në afatin e planifikuar për regjistrim në universitet.

Ndërsa, janë anuluar testet për rastet individuale dhe të izoluara, të cilët kanë tentuar të kopjojnë, apo ta pengojë procesin e administrimit të testit. 

Përpunimi i shënimeve për nxjerrjen e rezultateve të testeve është në proces dhe publikimi i rezultateve do të bëhet sipas planifikimit, më datën 15 qershor 2011. 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.