MASHT

Komunikatë

19 Qershor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në konferencën regjionale “Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike”, në të cilën po merr pjesë një delegacion nga Universiteti James Medison, i kryesuar nga rektori, z. Jonathan R. Alger. Në këtë Konferencë u fol për rolin e arsimit të lartë në transformimet sociale dhe politike, në veçanti në shoqëritë në tranzicion.

Me këtë rast, ministri Bajrami theksoi rëndësinë e arsimit të lartë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në demokratizimin e shoqërisë, ndërsa tha se Kosova duhet të ketë prioritet arsimin edhe më tutje, në mënyrë që të krijojë kuadro me shkathtësi dhe kompetenca jo vetëm për tregun kosovar, por edhe më gjerë.

Ministri përmendi tri sfida kryesore në zhvillimin e arsimit të lartë. Si sfidë kryesore ai theksoi ngritjen e cilësisë, sepse theksoi se vetëm në këtë mënyrë do të rritet roli dhe fuqia e universiteteve që për rezultat do të ketë ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.

Si sfida tjera, ministri Bajrami përmendi orientimin strategjik të arsimit të lartë drejt nevojave të tregut të punës, si dhe mënyrën se si do të bëhet financimi në arsimin e lartë.

Ministri Bajrami u ndal edhe të bashkëpunimi me universitetet amerikane, ndërsa theksoi se deri më tani 185 studentë kosovarë janë dërguar për studime master në universitete të njohura amerikane përmes programit të Lidershipit të Transformuar.

Ndërsa, Ministri përmendi në veçanti bashkëpunimin që Kosova ka me Universitetin “James Madison”, me të cilin ka edhe Marrëveshje Bashkëpunimi, nga e cila universitetet kosovare do të përfitojnë edhe më tutje nga përvoja amerikane në arsimin e lartë. 

Rektori i James Madison University, z. Jonathan R. Alger theksoi se, Kosova ka mundësi të shkëlqyshme që të fokusohet në shfrytëzimin e potancialit që ka, duke qenë se ka një popullsi të re. Alger tha se është çështje tejet e rëndësishme që t’u mundësohet të gjithë individëve të shfrytëzojnë potencialin e plotë që kanë.

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.