MASHT

Komisioni Parlamentar për Arsim miratoi në parim Projekligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta

4 Maj, 2018

Komisioni Parlamentar për Arsim ka shqyrtuar sot Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip 1990/99, i cili është miratuar pa asnjë votë kundër nga deputetët anëtarë të këtij komisioni dhe është përcjellë për lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, me këtë rast, theksoi se ky projekligj është i rëndësisë së veçantë për të gjithë sistemin e arsimit shqip në Kosovë, e në veçanti për të gjithë ata që kontribuan në mbajtjen e arsimit shqip në vitet e 90-ta.

Ndërsa, duke folur për kategoritë e përfshira në Projektligj, zv/ministri Sahiti përmendi edhe se aty nuk janë përfshirë kategoritë tashmë të trajtuara për këtë periudhë dhe që përfitojnë pensione dhe beneficione nga kategoritë tjera pensionale, e po ashtu, nuk janë trajtuar as ata që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe dhe janë financuar jashtë sistemit të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim u shprehën të kënaqur që tashmë ky projektligj ka ardhur deri në këtë pikë, pasi që theksuan kontributin e madh të punëtorëve të arsimit në ato vite.

https://web.facebook.com/v2.3/plugins/share_button.php?app_id=915013281873559&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df31d652e124f836%26domain%3Dmashtarkiva.rks-gov.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fmashtarkiva.rks-gov.net%252Ff2cc98a4aaca4dc%26relation%3Dparent.parent&container_width=85&href=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fkomisioni-parlamentar-per-arsim-miratoi-ne-parim-projekligjin-per-punetoret-e-arsimit-shqip-te-viteve-te-90-ta&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey

https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.9d00f3a022654eb8edfbc3190e981f9d.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fkomisioni-parlamentar-per-arsim-miratoi-ne-parim-projekligjin-per-punetoret-e-arsimit-shqip-te-viteve-te-90-ta&size=m&text=Komisioni%20Parlamentar%20p%C3%ABr%20Arsim%20miratoi%20n%C3%AB%20parim%20Projekligjin%20p%C3%ABr%20pun%C3%ABtor%C3%ABt%20e%20arsimit%20shqip%20t%C3%AB%20viteve%20t%C3%AB%2090-ta&time=1661261312363&type=share&url=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fkomisioni-parlamentar-per-arsim-miratoi-ne-parim-projekligjin-per-punetoret-e-arsimit-shqip-te-viteve-te-90-ta

Last modified: 23 Gusht, 2022

Comments are closed.