MASHT

Komisioni i MAShT për PISA 2018 vazhdon me aktivitetet përgaditore

26 Janar, 2018

Komisioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për testin ndërkombëtarë PISA 2018, ka mbajtur sot takimin e radhës në të cilin u diskutua për format dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm, në kuadër të përgatitjeve për organizimin me sukses të testit.

Në këtë takim, përveç tjerash u bisedua edhe për temat e mundshme që do të diskutohen në një takimi të nivelit nacional, por edhe në takimet e nivelit lokal që do të mbahen në 7 rajonet e Kosovës.

Në kudër të përgatitjeve u fol edhe për nevojën e zhvillimit të një fushate vetëdijësuese, për rëndësinë që ka ky test, ku u theksua roli i medieve qendrore, por edhe i atyre lokale . Në këtë aspekt u tha se aktivitete të ngjashme do të zhvillohen  edhe në kuadër të Fushatës për  arsim më të mirë, e lansuar në nëntor të vitit të kaluar  me moton “Arsimi në dorën tënde”. 

Në  këtë takim, gjithashtu u tha se  në të gjitha shkollat pjesëmarrëse, do të organizohen dy teste provuese, me qëllim  që të kuptohet sa më mirë natyra përmbajtjesore e testit , me ç`rast njëri test provues do të bëhet me shkrim, ndërsa i dyti me kompjuter, ashtu siç edhe do të ndodh në testin final.

Komisioni për  PISA 2018 gjithashtu vlerësoi se është e nevojshme që të mbahen edhe orë plotësuese në shkollat pjesëmarrëse në test, ndërsa theksoi nevojën e angazhimit të  komunitetit të prindërve, nxënësve dhe gjithë komunitetit arsimor në Kosovë, për të pasur një rezultat sa më të mirë.

U finalizua Drafti parë i Ligjit për Arsimin e Lartë

Grupi punues për hartimin e Ligjit për Arsimin e Lartë në takimin që ka mbajtur sot ka finalizuar draftligjin e parë . Në këtë takim u fol edhe për funksionimin e institucioneve  private të arsimit të lartë (IPAL). 

Grupi punues gjithashtu u mor vesh që në takimin radhës të diskutohet për pikat e ndjeshme të Draftligjit për Arsimin e  Lartë, të evidentuara gjatë procesit të hartimit .

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.