MASHT

Kërkohet institucinalizim i bashkëpunimit mes DKA-ve dhe Fakultetit të Edukimit

12 Tetor, 2011

Takimi i rregullt i udhëheqjes së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit ka filluar me një minutë heshtje në shenjë respekti për ish- drejtorin e arsimit, Remzi Salihu, i cili para pak javësh ishte vrarë në vendin e tij të punës.

Ministri i Arsimit, z. Ramë Buja, fillimisht ka shprehur keqardhje për humbjen e njeriut të parë të arsimit në Komunën e Prishtinës, ndërkaq ka vlerësuar se, i ndjeri Salihu ishte njeri bashkëpunues, i dinjitetshëm dhe i përkushtuar për arsim.

Duke folur rreth gjendjes në arsim nëpër komuna, ministri Buja ka vlerësoi se është bërë shumë punë nga drejtorët komunal të arsimit në përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar.

Ministri, theksoi edhe faktin se këtë vit është aprovuar në Kuvendin e Kosovës Ligji për Arsimin Parauniversitar, është aprovuar në Qeverinë e Kosovës Strategjia për Zhvillimin e Arsimit 2011/ 2016 dhe është nënshkruar Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës.

Në këtë takim, ishte prezent edhe dekani i Fakultetit të Edukimit, Hasan Mujaj, i cili ka kërkuar që të thellohet bashkëpunimi me drejtorët e arsimit dhe drejtorët e shkollave, sa i përket pranimit të studentëve në kryerjen e mësimit praktik.

Ndërsa, disa drejtorë të Drejtorive Komunale të Arsimit kërkuan nxjerrjen e një Udhëzimi Administrativ për rregullimin e shpërndarjes së studentëve të Fakultetit të Edukimit në kryerjen mësimit praktik nëpër shkolla.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.