Heset Sahiti

03 Tetor 2017

Zëvendësministër
Tel: 038 / 213 636
Heset.Sahiti@rks-gov.net

H E S E T    S A H I T I 

Komuna e Lipjanit

            Drejtor i Drejtoratit për Shërbime publike, prej 23.12.2013 deri 31.10.2017

Mësimdhënës i lëndës “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit”.

Prej vitit 01.09.2001 deri 23.12.2013 mësimdhënës i lëndës “Teknologjia e Informacionit dhe komunikimit” si dhe lëndës së Matematikës, në Qendrën Korrektuese në Lipjan, paralele e Shkollës Profesionale “ Adem Gllavica” në Lipjan.

Kryetar i Komunës së Lipjanit

Prej 20 qershor 1999 deri në nëntor 2000, kryetar i Komunës së Lipjanit, Qeveria e Përkohshme e Kosovës.

Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Epror në Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prill 1998 deri në shtator 1999, në brigadën 121 “Ismet Jashari- Kumanova”.  

Kuvendi Komunal

            Nga viti 2000 – 2013, këshillëtar i Partisë Demokratike të Kosovës,  

            Nga 2014 anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën dhe kryetar i degës në Lipjan.

I burgosur politik

Ish i burgosur politik me grupin e ashtuquajtur “Ministra e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës” i dënuar 2 vite, të mbajtura 18 muaj në Prishtinë dhe Dubravë.

Mësimdhënës i lëndëve të Makinerisë

Prej shtatorit 1983 deri qershor të 1999 mësimdhënës i lëndëve të Makinerisë në Shkollën e Mesme Profesionale “Ulpiana” në Lipjan.

Punë shtesë

Në vitin 2004 dhe 2005, në ekipin për hartimin e plan-programeve për shkollat e mesme profesionale, për lëndët e Makinerisë, në kuadër të programit IEME-MASHT. 

Arsimimi

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë - Master i Shkencave Teknike.

Fakulteti Makinerisë Prishtinë – Inxhinier i diplomuar i Makinerisë.

Qendra për shkollimin e lartë, Ferizaj - Inxhinier i Makinerisë.

Shkolla e mesme teknike “ 19 Nëntori”, Prishtinë.  

Tjera

Njohës i mirë i teknologjisë informative, programet AutoCad, Mathcad Profesional, Geogebra, Sketchpad, etj.

Të dhënat personale

Datëlindja: 05.04.1957

Vendi i lindjes: Poturoc - Lipjan

Gjendja martesore: i martuar, tre fëmijë ( dy djem e një vajzë).

Jeton në Lipjan, rruga “ Bashkim Krasniqi ”.