MASHT

Filloi punimeve Seminarit të XIII mbarëkombëtar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë

2 Gusht, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, mori pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të XIII mbarëkombëtar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, i cili po mbahet në organizim të ministrive të Arsimit Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë , nga data 1-4 gusht 2017 në Gjakovë .

Me këtë rast , ministri Bajrami , fillimisht ka falënderuar mësimdhënësit e pranishëm dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në procesin e mësimdhënies në dasporë, për të cilët tha se me punën e tyre  po japin një kontribut me vlerë të jashtëzakonshme  për mësimin e gjuhës shqipe, kultivimin  dhe ruajtjen e  kulturës sonë kombëtare .

“Ky seminar që ka tubuar mësimdhënës nga  të gjitha viset shqiptare  jetojnë në vende të ndryshme të botës, padyshim se është një ngjarje e rëndësishme edukativo kulturore e nivelit kombëtarë dhe se ne u jemi mirënjohës për kontributin tuaj të dëshmuar ndër vite ” tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami theksoi nevojën e mbështetjes së mërgatës sonë , të mbështetjes në rrugë  institucionale , të  dëgjojmë zërin tuaj, që puna juaj të jetë institucionale e mbështetur dhe financuar nga shtetet tona, që mësimi që marrin nxënësit tanë të jetë një mësim zyrtarë i certifikuar dhe njohur nga dy shtetet tona përmes certifikatave dhe të jetë sa më shumë i integruar .

Ministri Bajrami poashtu theksoi se kjo ngjarje është edhe një mundësi e mirë që të shkëmbeni përvojat dhe në fund të  nxjerrni konkluzionet në bazë të të cilave edhe do të shqyrtojmë mundësit e mbështetjes sonë për të zhvilluar kapacitetet që të kemi një mësim  cilësor.

Të pranishmit më një fjalë rasti i përshëndetën edhe ministrja e Arsimit ë Shqipërisë   znj .Mirela Karabina  dhe ministri i Ministrisë  për  Diasporë z. Valon Murati.

Ndryshe , sivjet  po marrin pjesë rreth 120 mësimdhënës të angazhuar në shumicën e vendeve evropiane, aty ku në fakt edhe jetojnë . Seminari do të trajtojë tema të ndryshme me interes ndërsa mësimdhënësit do të kenë mundësinë që të këmbejnë përvojat më të mira në mësimdhënie .

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.