MASHT

Filloi muaji i Arsimit Lokal në Kosovë

30 Qershor, 2010

“Muaji i Arsimit Lokal”, ka për qëllim nxjerrjen e një bilancit për vitin e përfunduar shkollor dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor 2010-2011.

Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, në Ferizai, ka shënuar fillimin e aktivitetit “Muaji i Arsimit në Komuna”. Ministri Hoxhaj dhe kryetari i komunës së Ferizait z. Bajrush Xhemajli i cili njëherësh është edhe kryetar i asociacionit të komunave biseduan për përfundimin e vitit shkollorë, rezultatet sukseset, dështimet, sfidat me të cilat është ballafaquar arsimi në këtë komunë, çka duhet të përmirësohet në kuptimin e ngritjes së cilësisë, përgatitjet që duhet bërë për fillimin e vitit të ri shkollorë.

Ministri Hoxhaj në një konferencë për media tha se janë tri çështje kryesore për të cilat biseduam me kryetarin Xhemajli: “Së pari biseduam për ligjin e ri për arsimin parauniversitar i cili do të dërgohet në Kuvend për miratim, dhe që do të jetë i obligueshëm për implementim në të gjitha komunat nga 1 shtatori. Së dyti biseduam për Kornizën e re të Kurrikulumit, i cili do të ndryshoi shkollën tonë në përmbajtje dhe për të cilën do të debatohet gjatë gjithë vitit të ardhshëm shkollor 2010 – 2011, e që do të pilotohet gjatë vitit 2011.

Ministri Hoxhaj veç tjerash konfirmoi edhe faktin se në këtë qytet, gjatë këtij viti do të filloi ndërtimi i “Qendrës së Exelencës për Infermieri” për të cilën investimet do ti bëjë Qeveria e Luksemburgut ndërsa shkolla do të jetë e gatshme në vitin 2012.

Është biseduar edhe për mbajtjen e një konference të përbashkët në Prishtinë, me Ministrin e Financave dhe të Pushtetit Lokal që ta sqarojmë financimin e komunat që kanë më shumë banorë por që nuk marrin grande të mjaftueshme.

Në pyetjen e gazetarëve për incidentin që ka ndodhur një ditë më parë, ministri Hoxhaj është shprehur se: “Dje kemi pasur një konferencë më Qendrën Rajonale të Mjedisit, ku kemi prezantuar Pakon e Gjelbër. Pas kësaj në një koktej rasti, një person ka bërë përpjekje që të më sulmojë fizikisht, policia është duke e trajtuar rastin mirëpo ky rast nuk do të ndryshojë politikën ditore, do të jem pranë qytetarëve.

Unë, aktualisht kam funksionin e Ministrit të Arsimit, por arsimi është më shumë mision i imi. Çfarëdo që të bëhet, do të jap maksimumin që ta përmirësoi gjendjen në sistemin tonë arsimorë, ndërkaq rasti i mbetet policisë që ta hetojë.

Në pyetjen se a do të ketë truproje tash e tutje, ministri Hoxhaj është shprehur se nuk ka truprojë dhe se lëvizë lirshëm kudo në Kosovë, “kam dalë prej këtij populli, i shërbej këtij populli dhe çdo pjesëtarë të popullit e trajtoj njëjtë pavarësisht se si sillet karshi meje në situata të caktuara”.

Ministri Hoxhaj sqaroi se nuk beson se ky sulm ka motive fetare dhe shtoi se, “Çdo qytetar i Kosovës që mendon se MASHT po i lëndon ndjenjat fetare, le të bëjë ankesë tek Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila është kompetente të bëjë interpretimin e kushtetutës. Qasja ime është që çdo nxënës të jetë në objektet shkollore, të jetë i integruar në proces arsimor, askush të mos përjashtohet nga procesi mësimor.

E ftojë Bashkësinë Islame, Partinë e Drejtësisë, Presidentin, Kryetarin e Parlamenti dhe të tjerët qe te zhvilloi nje debat dhe vendimin që do ta sjellë Gjykata Kushtetuese, unë si ministër i subordinohem sikurse edhe çdo qytetar i Republikës së Kosovës”.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.