MASHT

Është mbajtur takimi i radhës i Grupit punues për hartimin e Ligjit për Arsimin e Lartë

22 Dhjetor, 2017

Është mbajtur takimi i radhës grupit punues për hartimin ( përkatësisht draftimin ) e Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë, në të cilën po diskutohen çështje të ndryshme, të cilat duhet të rregullohen në aspektin ligjor, e që i përkasin këtij sektori.

Në përbërje të grupit janë  zyrtarë të  lartë të MASHT , ekspertë të fushave të ndryshme të arsimit të lartë, të universiteteve e publike e private, ekspertë ndërkombëtarë  që mbështesin zhvillimet në arsimin e Kosovës, përfaqësues  shkollave të mesme,  të  OJQ-ve etj.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.