MASHT

Dr. Mazllum Baraliu emërohet Rektor i Universitetit Publik të Prizrenit

1 Tetor, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka nënshkruar sot vendimin, sipas të cilit Dr. Mazllum Baraliu emërohet Rektor i Universitetit Publik të Prizrenit (UPz).

Emërimi i Dr. Baraliut u bë në bazë të vendimit të Bordit të Përkohshëm të UPz-së, i cili i propozoi ministrit tre kandidatë të mundshëm për rektor. Propozimet u bënë pas votimit të fshehtë të anëtarëve të Bordit, i cili votim u realizua pas intervistimit të gjithë kandidatëve.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.