MASHT

Certifikohen 40 të rinj për Udhëheqje dhe Zhvillim të Punës me të Rinjtë

16 Shtator, 2011

Zëvendësministrat e Arsimit, Nehat Mustafa dhe Srbolub Djokiç, morën pjesë në ceremoninë e certifikimit të 40 të rinjve për modulin “Udhëheqje dhe zhvillim të punës me të rinjtë në komunitet”.

Ky kurs përfaqëson mësimin tërëjetësor dhe është në përputhje me qëllimet e Bashkësisë Evropiane, e cila mbështet zhvillimin e mëtutjeshëm të edukimit, trajnimit atraktiv që është një nga parakushtet për zhvillimin e kompetencave kyçe që lidhen me integrimin në BE.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, në fjalën e rastit ndër tjera tha se
” ajo që e karakterizon punën rinore të cilën po e promovojmë, është rëndësia që kjo fushë i kushton arsimit joformal. Në rrethin që nuk është as shkollë e as shtëpi, por që i përket një rrethi të afërm në të cilin lëvizin njerëzit e rinj, përfitojnë shkathtësi të ndryshme jetësore, dije dhe qëndrime, duke fituar mundësinë e vetëzbulimit dhe vetëvlerësimit, duke marrë pjesë në programe të ndryshme në kuadër të modelit. Kjo strategji do të lehtësojë periudhën e tranzicionit të punës rinore në raport me veprimtaritë tjera arsimore – edukative, dhe inkuadrimin e tyre në shoqërinë demokratike .
MASHT-i , u gëzohet sukseseve të para të këtij programi ndërsa gjeneratës së parë të cilët po certifikohen u dëshiron sukses në punën e mëtejme, vend meritor dhe respekt në shoqëri” tha në fund zv. ministri Mustafa.

Programi është implementuar nga organizata joqeveritare ” Forum Syd” në Kosovë, e mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar , Universiteti i Evropës Juglindore dhe org. “Triagolnik” ( të dyja nga Maqedonia).

Kurset për një vit rresht i kanë ndjekur përfaqësues të të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërkaq kjo është gjenerata e parë e të diplomuarve.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.