MASHT

Certifikohen 37 trajner me temën “Mësimdhënia për Mirëkuptim Ndërkulturor”

26 Shtator, 2011

Në kuadër të licencimeve të mësimdhënësve nga ofertuesit e programeve për trajnim, të akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është bërë certifikimi i 37 trajnerëve nga komunat e Kosovës, përfshirë edhe tetë trajnues nga komuniteti serbë.

Zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat Mustafa në këtë takim i cili është mbajtur në Shkup ka theksuar se, MASHT- i ka akredituar këtë program duke i parë vlerat e tij për përgatitjen e gjeneratave për jetë më të mirë ndërkulturore.

Udhëheqësi i Zyrës së sekretariatit në Këshillin e Evropës, z. Tim Cortënight, nga ana e tij vlerësoi se, Kosova me vlerat e saj multikulturore do të jetë një vend me zhvillim ekonomik dhe partnere me vendet tjera të Evropës dhe një vend mjaft atraktiv turistik.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe kordinatori i programit “Ndërkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjës”, z. Emir Azoviq, udhëheqësi i programit “Pestalozi”, z. Huber Josef dhe znj. Pascale Mompoint- Gaillard, trajnere e programit “Mësimdhënia për Mirëkuptim Ndërkulturor”.

Programi është akredituar nga MASHT sipas UA 04/ 2010 për akreditimin e ofertuesve të programeve të trajnimit në shërbim dhe të programeve të tyre, si dhe UA 05/ 2010 për licencimin e mësimdhnësve. Programi bart 240 orë trajnimi me 8 kredi (ECDL).

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.