MASHT

Ambasadorja Ozan shprehu kënaqësinë që tashmë është pjesë e Bordit të UPz-së

19 Maj, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, me të cilën ka biseduar rreth shumë çështjeve në arsimin kosovar dhe vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin turk në fushën e arsimit.

Ministri Buja gjatë këtij takimi ka falënderuar ambasadoren Ozan dhe shtetin e saj për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep në vazhdimësi arsimit në Kosovë.

Po ashtu, ministri Buja, e falënderoi ambasadoren e Turqisë që ka pranuar të jetë anëtare në Bordin e Universitetit të Prizrenit, i cili tashmë është konsoliduar.

 Ambasadorja Ozan, ndërkaq, u shpreh se ky bashkëpunim i mirë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy popujve , në të ardhmen do të thellohen edhe më shumë.

Sa i përket pranimit të ftesës për të qenë anëtare e Bordit të UPz-së, ambasadorja Ozan theksoi se e ka pranuar me shumë kënaqësi, madje theksoi se kjo ftesë e ka emocionuar shumë. Prandaj, ajo tha se do të punojë me përkushtim në ngritjen e mëtutjeshme të universitetit të dytë publik në Kosovë, së bashku me pjesën tjetër të Bordit.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.