MASHT

69 drejtorë të shkollave pajisen me certifikata “Udhëheqja Arsimore”

29 Gusht, 2011

69 drejtorë të shkollave pajisen me certifikata “Udhëheqja Arsimore”

Prishtinë, 31 gusht 2011 – Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z. Nehat Mustafa, me rastin e certifikimit të 69 drejtorëve nga 80 sa kanë qenë të përfshirë në ndjekjen e trajnimit “Zhvillimi i Kapaciteteve të Arsimit Fillor në Kosovë” komponenta e tretë e të cilit ka të bëjë me menaxhimin e shkollave, ka ripërsëritur deklaratat se “drejtues të këtij dikasteri në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme ndërkombëtare, janë duke punuar që arsimimi në Kosovë të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe kualitativ”.

Zëvendësministri Mustafa ka theksuar se MASHT përmes zbatimi të projekteve të ndryshme është duke i kushtuar rëndësi të veçantë trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, ndërkaq ka shtuar se ky trajnim do të ndikojë edhe në avancimin e pjesëmarrësve në karrierë.

Menaxherja e programit GIZ/CDBE, Dagmar Fuchs, ka potencuar se duke qenë të bindur se arsimi është urë lidhëse ndërmjet ngritjes ekonomike dhe paqes shoqërore, Gjermania përmes trajnimeve të ndryshme mbështet fuqishëm ngritjen e cilësisë në këtë fushë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Drejtorive Komunale të Arsimit, Azem Guri, vlerësoi se certifikimi i drejtorëve me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2011/ 2011 është një sukses për të gjithë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.