MASHT

61 për qind e maturantëve kalojnë testin e maturës në afatin e gushtit

12 Shtator, 2011

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) ka publikuar sot rezultatin e testit të maturës në afatin e gushtit. Kalueshmëria për nxënësit të cilëve u është publikuar rezultati është 61 për qind ose shprehur në numra 7, 898 nxënës, ndërkaq numri i nxënësve të cilët nuk kalojnë është 5.109.

Nga 15. 669 maturantë sa kanë marrë pjesë në provim, rezultati i testit u është publikuar 13. 007 nxënësve, ndërsa për 2.662 maturantë të tjerë testi është anuluar. KQSHM ka bërë të ditur se vendimi për anulimin e testit në disa qendra të testimit ka ardhur për shkak të ndërrimit të grupeve, ndërhyrjes së personave të paautorizuar dhe mos kontrollit të mirë me detektorë gjatë hyrjes së nxënësve.

Testi është mbajtur në 98 qendra në 28 komuna të Kosovës. Në procesin e administrimit kanë marrë pjesë përfaqësues nga MASHT-i, DKA-të, Universiteti i Prishtinës, drejtor shkollash dhe mësimdhënës.

Për nxënësit të cilëve u është anluluar testi organizmi i provimit të maturës bëhet më 17. 09. 2011 në ora 10:00 në ato komuna dhe qendra të cilat i përcakton drejtoria komunale.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.