Arsimi Profesional

Ndërtimi i shoqërisë së dijes, është një nevojë  për të gjitha vendet  të cilat synojnë  një zhvillim  të qëndrueshëm  ekonomik ,kulturor dhe social . Roli i arsimit dhe aftësimit profesional ,arsimit për të rritur dhe arsimi gjatë gjithëjetës  është vendimtar në ndërtimin e një shoqërie të tillë. Arsimi dhe aftësimi profesional  pajis nxënësit me  njohuri shkathtësi vlera dhe qëndrime që ju mundësojnë atyre ti plotësojnë nevojat e të sotmes dhe sfidat e së nesërmes .

Arsimi dhe aftësimi profesional ,arsimi për të rritur dhe arsimi gjatë gjithë jetës janë segmentet dhe investime kyçe  në sektorin e arsimit  që  përgatit nxënësit/kandidatët  për jetë dhe punë.

Divizioni i arsimit dhe aftësimit  profesional  dhe arsimit për të rritur përfaqëson komponentën  profesionale dhe  administrative të arsimit të mesëm të lartë apo nivelit 3 të kornizës kombëtare të kualifikimeve - KKK. Puna kryesore e divizionit është hartimi i politikave  dhe të gjitha   punët administrative si: planifikimet strategjike,  planifikim dhe përgatitje të propozim rregulloreve për funksionimin e shkollave profesionale në përputhje me Ligjin e Arsimit Para universitar, Ligjin e Arsimit dhe Aftësimit Professional dhe Ligjin e Arsimit për të Rritur, identifikimin e nevojave, mbledhjen e të dhënave për shkollat dhe propozimin e masave të ndryshme për avancimin e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit të rriturve .  Bashkëpunon, në përputhje me kërkesat, me institucionet qeveritare dhe joqeveritare, industrinë, bizneset dhe partnerët tjerë zhvillimor, për të hulumtuar nevojat e ekonomisë së tregut në mënyrë që të bëjë lidhjen e arsimit profesional me nevojat e ekonomisë vendore dhe ndërkombëtare . 

Për avancimin e Arsimit dhe aftësimit profesional dhe për të rritur MASHT ka themeluar  agjencinë për arsimin aftësimin profesional dhe arsim për te rriture cila është përgjegjëse për zbatimin e politikave të AAPRr .Aktualisht funksionon në gjashtë institucione të AAPRr (katër qendra te kompetencës dhe dy shkolla profesionale).  

Gjithashtu, bashkëpunon me: Sektorin për Zhvillimin e Plan programeve, Zyrën Ligjore,  Inspektoratin e Arsimit, Sektorin e Koordinimit me Komunat, Njësinë e Informimit etj. 

Arsimi i mesëm profesional, që nënkupton institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe për të rritur, ka  si qëllim parësor  përgatitjen e kuadrove për treg të punës, por nëse ndiqet rruga e trasuar në legjislacionin  në fuqi ofron edhe mundësi të aplikimit në studime të larta post sekondare  te nivelit të 5 të KKK dhe universitare. 

Kohëzgjatja e shkollimit të mesëm të lartë profesional, pjesë e shkollimit para universitar në Kosovë, është e nivelizuar në 2 nivele. Niveli i parë përfshinë klasën 10 +11. Kjo shkallë ofron kualifikimin bazik dhe mundëson punësimin në treg të punës si punëtor i gjysmë kualifikuar. Niveli i dytë, është vazhdimësi e nivelit te pare, përfshinë klasën e12-të dhe ofron punësim në treg të punës si punëtor i kualifikuar. Me këto dy nivelet e para mund të krijohet një kuadër profesionalisht kompetent për një punë të kualifikuar në treg, ose të vazhdoj shkollimin në nivelin passekondar profesional ku përveç që ofron mundësi më të mira për punësim, hap dyert e shkollimit për një shkallë të lartë e cila bënë kualifikimin për titullin Punëtorë Specialist i kualifikuar i nivelit të  5 (pestë) KKK. p.sh. kolegjet e shkencave aplikative, të cilat nxënësve të suksesshëm të arsimit profesional u mundëson zhvillim shumë më të mirë të karrierës së tyre profesionale. Kjo formë e shkollimit profesional është praktikë e shumë vendeve Evropiane e cila hap rrugë edhe në studime akademike . 

Jemi të sigurt se ndodhemi në rrugën e duhur për të ndërtuar një sistem fleksibil të arsimit dhe trajnimit që do ta lehtësojë punën dhe jetën e të gjithëve në të ardhmen dhe që do të jetë në përputhje me sistemet e BE. 

Në kuadër të divizionit AAPARr bëjnë pjesë edhe :

  1. Arsimi tërëjetsorë
  2. Arsimi jo-formal
  3. Qendra Kosovare e Firmave Ushtrimore


Stafi i divizionit të AAPRr-së

Udhëheqëse e Divizionit për arsim dhe aftësim profesional dhe arsimi për të rritur

Valbona Fetiu Mjeku
valbona.fetiu.mjeku@rks-gov.net

Zyrtare për drejtime teknike

Ryve Prekorogja
ryve.prekorogja@rks-gov.net
038 213 345

Zyrtar për drejtimet grafike, kulturë

Abdurrahman Simnica
abdurrahman.simnica@rks-gov.net
038 212 674 

Zyrtar për drejtime teknike

Agim Bytyqi

+377 (0) 44 218 457 

Zyrtar për arsimin tërëjetësor

Radica Berishaj
radica.berishaj@rks-gov.net
038 200 20 132

Zyrtar për arsimin jo-formal

Aferdita Jaha
aferdita.jaha@rks-gov.net
038 200 20 131 

Udhëheqës i Qendres Kosovare te Firmave Ushtrimore – QKFU

Veton Alihajdari
www.ks-practicefirms.com 
veton.alihajdari@rks-gov.net
038 211 413 
+377 (0) 44 600 518