Arsimi Lartë

Departamenti i Arsimit të lartë

Detyra primare të DAL janë planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë. Për këtë qëllim DAL zhvillon plane e dokumente të politikave, standardeve e të procedurave të cilat ofrojnë zgjidhje sistemore të sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi i arsimit të lartë.

Në punën e vet DAL bazohet në ligjin e arsimit të lartë (2003) dhë në Stategjinë e Arsimit të lartë ( 2005-2015) si dhe në dokumente të tjera relevante ligjore e nënligjore si statutet e institucioneve të bartësve privat e publik të arsimit të lartë, në udhëzime të ndryshme administrativ, rregullore etj. 
DAL po ashtu kryen edhe funksione të tjera në shkallë kombëtare si:

 

  • Themelimi i Agjencive dhe qendrave, këshillave të ndryshme arsimore në shkallë vendi
  • Politika të reja për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Procesi i Bolonjës
  • Zhvillimi i zbatimit të programeve të bashkëpunimit me vende të tjera;
  • Njohja (nostrifikimi) i dokumenteve të fituara nga studime jashtë vendit (Komisioni i MASHT për Njohjen e Diplomave të fituara jashtë vendit);
  • Verifikimi idokumentacionit të shtetasve tanë që duan të studjojnë jashtë vendit;
  • Mbështet punën e organizatave të ndryshme studentore të qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit etj;


Që nga viti 2004, në punën e vet DAL mbështetet në ekspertizën e Këshillit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë, i cili përbëhet nga njohësit më të mirë të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Ky këshill deri më tani ka këshilluar dhe ndihmuar në hartimin e Strategjisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, në hartimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës, në organizmin e konferencave ndërkombëtare, në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e arsimit në shoqëri, e të tjera.

Koordinimi dhe projektet

 

Është konsoliduar plotësisht zyra e TEMPUS-it dhe janë përgatitur 15 projekte në harmoni të plotë me piroritetet strategjike të MASHT. Një numër i tyre është miratuar dhe ka filluar zbatimi i tyre. Po ashtu kanë vazhduar programet e bashkëpunimit për programet TEMPUS, Erasmus Mundus, IPA të miratuara më herët dhe programet e tjera mbështetëse për arsimin e lartë në Kosovë, si:

 

  • Projekti multidimensional në mes të Austrisë dhe Kosovës 
    http://www.aei-austria-kosovo.com
  • Programi Finlandez për studime pasdiplomike në mbështetje të Fakultetit të Edukimit 
    www.formin.fi
  • Programi norvegjez për themelimin e Institutit të Gazetarisë (1.5 milion euro 2005 - 2006);
  • Bashkëpunimi me zyrën amerikane në mbështetjen e UP

Prioritetet aktuale:

 

  • Funksionalizimi i plotë i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës;www.akreditimi.org
  • Funksionalizimi i Plote i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar në AL dhe Shkencë dhe Teknologji (QBNASHT-KCIRT)
    http://www.aei-austria-kosovo.com
  • Funsksionalizimi i plote i Qendrës për njohje dhe nostrifikim
    http://www.aei-austria-kosovo.com
  • Implementimi i Strategjisë së Arsimit të Lartë 2005 - 2015
  • Hartimi dhe miratimi i udhëzimeve administrative për operacionalizimin e ligjeve të arsimit të lartë 
  • Vendosja e kritereve dhe dispozitave për financimin e arsimit të lartë dhe hartimi i ligjit për financimin e arsimit të lartë;
  • Konsolidimi i sektorit privat të arsimit të lartë e të tjera.

     

Divizioni për zhvillimin dhe cilësi në arsimin e lartë

Divizioni për njohje dhe barasvlerë

Divizioni për bashkëpunim ndërkombëtar në arsim të lartë dhe shkencë


 

 

  • Drita Kadriu Drejtore e departamentit të arsimit të lartë

    Tel: 038 212 143
    drita.kadriu@rks-gov.net

  • Bekim Samadraxha Udhëheqës i divizioni për zhvillim, monitorim dhe cilësi në AL

    Tel: 038 213 948
    bekim.samadraxha@rks-gov.net

  • Burim Gashi Zyrtar i lartë në Divizioni për Zhvillim, Monitorim dhe Cilësi në AL

    Tel: 038 211 012
    burim.gashi@rks-gov.net

  • Mirushe Latifaj Koordinatore për Arsim të Lartë Privat

    Tel: 0 38 211 667
    mirushe.latifaj@rks-gov.net

  • Shpresa Mehmeti Zyrtare administrative në (QKBNASHT)

    Tel: 038 211 923
    shpresa.mehmeti@rks-gov.net

  • Qamile Sinanaj Udhëheqëse e divizionit për bashkëpunim ndërkombëtar në Arsim të lartë dhe shkencë

    Tel: 038/211-924

    Email: qamile.sinanaj@rks-gov.net