Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar

  • Mbështetja teknike për MASHT/FBSA

    Përshkrimi

    Projekti i “Asistencës Teknike për MASHT (FBSA) Kosovë”, synon të forcojë kapacitetet menaxhuese në sektorin e arsimit në Kosovë, veçanërisht në nivel të menaxhmentit të lartë të MASHT-it dhe DKA-ve, dhe të sigurojë bartjen e kompetencave dhe të aftësive të menaxhimit modern dhe të nivelit më të lartë në rutinën e përditshme të punës, duke siguruar në këtë mënyrë funksionimin efikas të administratës së saj dhe të proceseve të përmirësuara vendimmarrëse, me qëllim përmirësimin e cilësisë së rezultateve të arsimit.

    Nën-Sektori

    Vlera e projektit në €: 1474460

    Data e fillimit: 2014

    Data e përfundimit: 2015

     

     

  • Marrëveshja për Fondin e Bashkuar, në mbështetje të zhvillimit të Sektorit të Arsimit në Kosovë

    Përshkrimi

    Është themeluar një Fond i Bashkuar për Sektorin e Edukimit (FBSA) nga një grup i donatorëve në Kosovë, si një mekanizëm i financimit të përbashkët për këta partnerë për ti kanalizuar burimet në mbështetje të mëtutjeshme të sektorit të arsimit. Qëllimi i tij është ravijëzimi i mbështetjes nga jashtë për sektorin, duke përdorur sistemet qeveritare, dhe duke i harmonizuar modalitetet e mbështetjes nga donatorët, me qëllim të uljes së kostove të transakcionit. Qëllimi i projektit është zbatimi në plotni i PSAKut. Përvec Austrisë (ADA), edhe SIDA (e cila e ka udhëhequr grupin punues për sektorin e arsimit) është një financues i garantuar. Gjermania është e involvuar me ekspertizë teknike. Në anën tjetër, MASHT ësjtë përgjegjëse për zbatimin e FBSAsë.

    Nën-Sektori: MASHT

    Vlera e projektit në €: 20.000.000SEK =>2.000.000EUR

    Data e fillimit: 2013

    Data e përfundimit: 2017

  • Kolegji ndërkombëtar i Mitrovicës 2012-14

    Përshkrimi

    Projekti ka për qëllim ngritjen e punësimit dhe/apo vet punësimit të të diplomuarve duke u ofruar arsim të lartë profesional gjithëpërfshirës, kualitativ dhe e përshtatur me standartet e BE-së duke krijuar profesionit të gatshëm për të punuar në grupe multietnike.  Si dhe qiran e kampuseve të shkollave  si në Jug ashtu edhe ne Veri të Mitrovices.

    Nën-Sektori: AL

    Vlera e projektit në €: 

    Data e fillimit:

    Data e përfundimit: