Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve

Misioni

Misioni ynë është ofrimi i mbështetjes së institucioneve të AAP dhe AARr-së për të bërë arsim dhe edukim me rrënjë të fortë drejt rritjes së kompetencës dhe suksesit.

Misioni vijues i AAAPARr-së është qe t’i japë një shtysë dhe mbështetje të fuqishme zhvillimit të AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në permbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AAP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit; Sigurimin e partneritetit social në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të programeve të AAP-së; Integrimin e arsimit, formimit dhe punës në këndvështrimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës; Zhvillimin e dimensionit evropian të AAP-së, duke siguruar një transparencë të kualifikimeve dhe përafrimit të kompetencave me tregun e përbashkët evropian.


Vizioni

Agjencia është në dispozicion, fleksibël për gjithë sistemin e arsimit profesional dhe të rritur, në bazë të kompetencës, në funksion të nevojave të çdo individi dhe shoqërisë, mbajtësi i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës dhe rritjen e punësimit.


Synimet

  • të zhvillojnë kualifikime të bazuara në kompetencat dhe rezultatet e të nxënit gjithmonë të lidhur me edukimin dhe me nevojat e tregut të punës
  • të zhvillojë një sistem të arsimit dhe aftësimit profesional i cili siguron të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mobilitetit
  • definimi i rolit të mësimdhënësve të orientuar në rezultatet e të mësuarit
  • krijimin e një sistemi të sigurimit të cilësisë

www.aaaparr.rks-gov.net